Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 16:04

Pushime çift në Dubai, zbulohet kush po e shoqëron Lori Hoxhën

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është një ndër femrat më të komentuara të showbizit, gjithçka prej së cilës përbën interes të madh për publikun.

Shumë e komentuar në mediat rozë, ajo ka tërhequr shpesh vëmendjen me lidhjen e saj të dashurisë me Vis Bajraktarin, lidhje të cilën preferon të mos e komentojë në media.

Teksa lart e poshtë qarkullonë thashetheme për ndarjet apo ribashkimet e çiftit, Lori po shijon këto ditë pushimet në Dubai. Megjithëse të gjithë kanë menduar me siguri se ajo po shoqërohet nga Visi, Lori ka treguar në Instastoryn e saj se në fakt ajo është me mikeshën e ngushtë, Anxhelën.

Vajzat po shijojnë pushimet në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kanë ndarë disa momente me ndjekësit e tyre në Instagram.