Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 16:04

Marjana Kondi zbulon sa është paguar në '2 gisht mjaltë'

E ftuar së fundmi në emisionin "Trokit" në "InTV", ishte aktorja e njohur Marjana Kondi, e cila ka folur edhe për filmin më të suksesshëm të momentit, "2 gisht mjaltë".

Marjana luan rolin e mamasë së Ermalit në film dhe nisur nga batuta në emisionin "Xing me Ermalin", ku tha se ishte paguar 50 euro, ajo vazhdoi të komentojë rrogën e saj edhe në "Trokit".

"Ishte shaka ajo. Pagesa ime? Unë mora vetëm 10 Euro, jam shumë e kënaqur."- tha Marjana duke qeshur.

E pyetur nëse ishte e gatshme të merrte pjesë në filmin e dytë, aktorja u shpreh:

"Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm më 1 Euro, si ajo, Shqipëria 1 euro."- tha ajo me humor.