Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 13:01

Pak para lindjes, familja mbretërore merr vendimin e papritur ndaj babait të Meghan

Pak ditë më parë në të gjitha mediat bëri bujë një letër që dukesha Meghan Markle i dërgoi babait të saj, Thomas, ku tregonte se donte të shkëpuste marrëdhëniet me të pas mosmarrëveshjeve dhe deklaratave të pavenda të tij.

Siç duket raporti mes tyre nuk do të përmirësohet ndonjëherë dhe këtë gjë e tregon dhe veprimi i fundit që familja mbretërore ka marrë kundër tij. Sipas ‘Cosmopolitan’, Thomasit i është ndaluar të udhëtojë drejt Londrës për të qenë prezent në lindjen e nipit të tij.

Ndërkohë që nëna e Meghan prej disa ditësh ndodhet pranë dukeshës, babai i saj është konsideruar një person i ndaluar dhe problematik për familjen mbretërore dhe për këtë arsye nuk do ketë mundësi ta takojë të bijën as pas lindjes.