Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan herë pas here në rrjete sociale momente me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, mirëpo me siguri asnjëherë nuk e kishit parë familjen e tij të madhe.

Haradinaj ka pasur pesë vëllezër të tjerë, 2 prej të cilëve jetojnë; Dauti dhe Frashëri.

Në profilin e tij në Facebook, Dauti publikoi një foto të brezit të ri të familjes gjigante Haradinaj, e cila përbëhet nga 19 nipër dhe mbesa.
“Nipat dhe mbesat e Hilmisë”, shkruan vëllai i Kryeministrit krahas fotos së publikuar.







