Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 12:12

19 nipër dhe mbesa: Njihuni me familjen gjigante të Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan herë pas here në rrjete sociale momente me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, mirëpo me siguri asnjëherë nuk e kishit parë familjen e tij të madhe.

Haradinaj ka pasur pesë vëllezër të tjerë, 2 prej të cilëve jetojnë; Dauti dhe Frashëri.

Në profilin e tij në Facebook, Dauti publikoi një foto të brezit të ri të familjes gjigante Haradinaj, e cila përbëhet nga 19 nipër dhe mbesa.

“Nipat dhe mbesat e Hilmisë”, shkruan vëllai i Kryeministrit krahas fotos së publikuar.