Modelja Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të publikut shqiptar, të cilët tërhoqën vëmendjen me dasmën e tyre madhështore në Miami.

Shpeshherë në profilet e tyre në Instagram, ata i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë dashurie dhe nuk mungojnë as dhuratat surprizë për njëri-tjetrin sa herë ndodhen larg.

Dashurinë dhe lumturinë e tyre çifti e ndan me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, ndërsa së fundmi Jakub ka treguar publikisht se ç'marrëdhënie ka me mamanë e bashkëshortes së tij.

Në një postim në Instastory, Jakub ka fotografuar mamanë e Afërditës dhe krahas fotos shkruan "Më e mira", duke treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me vjehrrën.






