Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 11:11

I dashuruar marrëzisht me Afërditën, por ja ç'marrëdhënie ka Jakub me vjehrrën

Modelja Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të publikut shqiptar, të cilët tërhoqën vëmendjen me dasmën e tyre madhështore në Miami.

Shpeshherë në profilet e tyre në Instagram, ata i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë dashurie dhe nuk mungojnë as dhuratat surprizë për njëri-tjetrin sa herë ndodhen larg.

Dashurinë dhe lumturinë e tyre çifti e ndan me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, ndërsa së fundmi Jakub ka treguar publikisht se ç'marrëdhënie ka me mamanë e bashkëshortes së tij.

Në një postim në Instastory, Jakub ka fotografuar mamanë e Afërditës dhe krahas fotos shkruan "Më e mira", duke treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me vjehrrën.