Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 10:10

Surprizë: Johnny Depp i jep lamtumirën beqarisë

Padyshim aktori më i njohur nga publiku femëror dhe ndër më të preferuarit, Johnny Depp, prej kohësh po shoqërohet me një balerinë ruse me të cilën është drejt martesës.

"Dailymail" ka zbuluar se vajza në fjalë është Polina Glen dhe çifti është takuar vitin e kaluar gjatë një feste në Los Angeles. Asokohe, Polina nuk e njihte aspak aktorin dhe s'kishte dëgjuar ndonjëherë për të.

Çifti u fotografua në fillim të këtij viti në një hotel në Beograd ku shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin, ndërsa janë parë së bashku edhe gjatë një turneu në Moskë. 

Burimet tregojnë se Polina është një balerinë e stërvitur dhe koreografe, e cila tashmë jeton me aktorin në rezidencën e tij në Sunset Boulevard dhe tashmë po mendojnë seriozisht për martesën e tyre.

Lidhja me Polinën është e para për Depp që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja në vitin 2016.