Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 10:10

Jonida i kthehet moderatorit live në emision: Kur bëja unë televizion, ti ishe i vogël

Mbrëmjen e djeshme studio e emisioni "Soriee" u kthye në një festë pizhamesh ku të ftuar ishin shumë personazhe të njohur të ekranit si, Isli Isami, Arjola Shehu, Eni Shehu, Rudi Hizmo etj.

Ndërsa mbrëmja ishte e mbushur plot batuta, thashetheme dhe muzikë në fund të saj moderatorja Jonida Shehu thumboi Ilsin duke e quajtur atë të vogël.

Isli u mundua që t’i gjente të gjithë personazheve nga një partner skenik, por ngeci tek Jonida pasi nuk e mbante mend se me cilët moderatorë ajo ka prezantuar më parë.

“Ohu, sa partnerë kam pasur unë. E kam nisur me figura të rëndësishme të ekranit, por ti nuk mban mend se ke qenë i vogël”, i ka thënë Jonida me ironi Islit duke shkaktuar të qeshura.