Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 10:10

Prej vitesh në SHBA, Adrola Dushi jep super lajmin

Modelja shumë e njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Adrola Dushi, prej disa kohësh ka nisur karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara, ku tashmë është kthyer në një figurë të njohur.

Për revistën "Who", ajo ka dhënë super lajmin se karriera e saj është vetëm në ngjitje, pasi ka nënshkruar kontratë me një prej kompanive më prestigjoze në botë të modelingut, "Wilhelmina Models".

Pjesë e kësaj kompanie janë personazhe të njohur me famë botërore, si: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Lewis, Shawn Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachowski, Barbie Ferreira, Robyn Lawley, Sora Choi, Anne de Paula, etj.