Nga Shqipëria / E Enjte 25 Prill 2019, 09:09

Merr fund sherri, Melinda Ademi i kërkon publikisht falje Taynës

Prej kohësh në media është përfolur për sherret mes repereve shqiptare si Tayan, Melinda dhe Rina të cilat herë pas here në këngët  e tyre i bëjnë diss njëra-tjetrës.

Megjithatë së fundmi, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja Melinda i ka habitur të gjithë teksa ka kërkuar falje publikisht Taynës për gjithë fjalët që ka thënë për të në tekstet e këngëve të saj.

“I kërkoj falje artistet Tayna për ofendimet në freestyle in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkruar Melinda pranë postimit duke etiketuar dhe Taynën.