Moderatorja shqiptare, Genta Cana po kurorëzohet në martesë mbrëmjen e sotme me një dasmë madhështore me mbi 300 të ftuar, që po mbahet në Prishtinë.

"Prive" ka publikuar foton e parë nga dasma e Gentës e cila duket mahnitëse me fustanin e bardhë për të cilin ka thënë se është 18 metra i gjatë.

Genta shfaqet krah partnerit të saj Nolit.

Kujtojmë që moderatorja është shtatzënë, lajm të cilin e zbuluan mediat dhe më pas e konfirmoi edhe vetë ajo.

Genta prezanton emisionin sportiv “Minuta e Fundit” në Klan Kosova.







