Në serialin indian "Bixhoz me dashurinë" që transmetohet çdo pasdite në TV Klan, luajnë shumë aktorë të njohur e një prej tyre është Nakuul Mehta. Aktori 36-vjeçar që luan rolin e Shivait ndodhet aktualisht shumë pranë vendit tonë.

Nakuul Mehta po shijon pushimet në Itali së bashku me bashkëshorten e cila është me profesion këngëtare.

Çifti kanë vizituar Romën dhe Toskanën, nga ku kanë postuar shumë foto dhe duken të mahnitur nga Italia.

Nakuul dhe Jankee janë martuar në vitin 2012 dhe janë një nga çiftet më të pëlqyer nga fansat indian.







