Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Prill 2019, 15:03

Epike: Oriola Marashi zbulon si është të martohesh me një femër shqiptare

Modelja shumë e njohur dhe e ndjekur në rrjete sociale, Oriola Marashi, merr gjithmonë vëmendje të madhe nga fansat në rrjetin social Instagram dhe pozat e saj joshëse nuk kalojnë asnjëherë pa marrë mijëra pëlqime e komente.

Së fundmi, në një postim në Instastory, Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto që me siguri i ka shkrirë të gjithë së qeshuri. Modelja ka treguar se si është të martohesh me një vajzë shqiptare.

"Martohesh me një vajzë shqiptare dhe do të kesh një grua, një infermiere, një por.nostare, një shefe kuzhine, një besnike dhe një investigatore private, të gjitha në një."- shkruhet në postimin epik të Oriolës, emojit e së cilës kanë lënë të kuptohet se është dakort me fjalët e shkruara.