Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Prill 2019, 13:01

Emisioni i ri në Tv Klan, Marina Vjollca bashkohet me moderatorin e njohur?

Pak ditë më parë moderatorja e njohur, Marina Vjollca, nëpërmjet një postimi tregoi se shumë shpejt do të vijë me një emision të ri. Ndonëse ajo nuk zbuloi asnjë detaj rreth tij në media u përfol se ajo do të vijë me një spektakël të ri në ‘Tv Klan’.

I ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik, ‘Klubi i mëngjesit’ moderatori dhe gazetari i emisionit ‘Lartë e poshtë’ Eraldo Rexho ka ngritur dyshimet se ai dhe Marina do të bashkëpunojnë bashkë për emisionin e ri në Klan.

I pyetur nga moderatorët se nëse ndonjëherë do të punojë në televizionin ‘Klan’, Eraldo ka zbuluar se në shtator do të shkojë në televizionin e njohur për një emision me këngëtarët shqiptar.

“Mendoj që sezoni i ri mund të më çoj në Klan, por ende asgjë nuk është e definuar, është thjesht një propozim i cili nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare. Është një emision me këngëtar shqiptarë.", tha ai.

“Shumë herë të kemi parë këto kohë më Marinën, mos do e përfshish dhe atë në këtë projekt?”,  e ka pyetur Flori.

“Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri“, ka thënë ai duke shkaktuar të qeshura dhe duke mos zbuluar asgjë më shumë.