Këngëtari i hitit "Mike", John Shahu, është kthyer në një ndër personazhet më të njohur të showbizit, i cili megjithëse e ka mbajtur larg mediave jetën e tij private, nuk ka shpëtuar nga syri i publikut.

Së fundmi, burime për "Iconstyle" kanë treguar se këngëtari është në një lidhje me modelen Megli Haskaj, me të cilën edhe e kanë fotografuar në rrugët e Tiranës.


Megjithëse ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale, ata nuk kanë publikuar ende asnjë foto në profilet e tyre në Instagram.

Për ata që nuk kujtohen, 20-vjeçaren Megli e keni parë më herët edhe në klipin e këngës "Beautiful" të Ledri Vulës.









