Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Prill 2019, 11:11

'Tani e dimë kush dashuroi më shumë', Khloe do t'ju prekë zemrat me fjalët për Tristan

Tradhëtia e partnerit të Khloe Kardashian, Tristan Thompson, me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, ishte ngjarja më e komentuar e këtyre muajve në media.

Megjithëse Khloe i fali partnerit tradhëtinë gjatë kohës që ishte shtatzënë me vajzën e tyre True, Tristan përsëriti të njëjtin veprim edhe dy muaj më parë, duke i dhënë kështu fund marrëdhënies së tyre.

Në profilin e saj në Instagram, Khloe tregon herë pas here sa shumë është mërzitur nga kjo ngjarje, ndërsa së fundmi ka publikuar një dedikim për Tristan-in, që me siguri ka prekur zemrat e të gjithëve.

"Pjesa më e trishtë e historisë tonë është se mund ta bënim të funksiononte. Nëse do të të interesoja ashtu siç ti më interesoje mua, do të luftoje për mua. Por nuk e bëre. Kështu që është e qartë, kisha të drejtë çdo herë që të thoja se të doja më shumë. Ti gjithmonë e mohoje dhe më thoje se ti më doje më shumë, por besoj se tani e dimë..."- janë fjalët e Khloes në postim.