Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Prill 2019, 11:11

U tha se bashkëjetonte me vajzën e Linda Ramës, flet për herë të parë Cakaj

Prej kohësh në media ka qarkulluar lajmi se ministri i jashtëm, Gent Cakaj, është në një lidhje me vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillarin.

U aludua se ata janë prej kohësh bashkë dhe se madje edhe kanë nisur bashkëjetesën. Mirëpo, lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi Cakaj në emisionin ‘Opinion’ ku ka hedhur poshtë të gjitha lajmet.

“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e Jashtme.Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje”, tha Cakaj.