Bëri bujë në media një deklaratë e këngëtares së njohur Fjolla Morina pak kohë më parë në emisionin “Thumb”, ku e ngacmuar nga dy moderatoret Aulona dhe Fatma tha se do të dilte me një biznesmen për 1 milion euro.

Kjo deklaratë e saj e thënë me shaka në emision është komentuar gjatë kohët e fundit dhe të shumtë janë ata që e kanë kritikuar këngëtaren e njohur. Mirëpo, siç duket Fjolla nuk ka duruar dot më dhe ka shpërthyer kundër mediave në një postim në ‘Instastory’.

“O portale të fëlliqura që për pak klikime i transformoni gjërat dhe kur ato janë në sens shakaje”, ka shkruar Fjolla duke shpërndarë më pas dhe videon e shkëputur nga intervista.





