Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për fansat e cila ka korrur një sukses të madh në tregun ndërkombëtar. Bukuroshja shqiptare prej vitesh është në një lidhje me shefin e famshëm të kuzhinës, Isaac Carew i cili po ashtu ka krijuar shumë fansa në vendin tonë.

Së fundmi, Isaac i është përgjigjur pyetjeve në ‘Instastory’ ku ka zbuluara se shumë shpejt ai dhe Dua do të vizitojnë Shqipërinë. I pyetur nga fansat se nëse ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë, Isaac ka thënë se po dhe se do vijë prapë së shpejti. Ai madje ka bërë dhe shqiponjën me duar.

“Dy herë, së shpejti bëhen tre”, ka thënë ai duke treguar kështu se Dua ka ndërmend të vijë përsëri në Shqipëri, ndoshta për ndonjë koncert surprizë.






