Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Prill 2019, 10:10

Reperi me famë botërore ngelet i mahnitur nga Era, shihni ç’i shkruan këngëtares

Pak ditë më parë, këngëtarja Era Istrefi dhe motra e saj Nora publikuan bashkëpunimin e parë që titullohet ‘Nuk e di’. Kënga u prit mjaft mirë nga fansat dhe u kthye shumë shpejt në një hit që dëgjohet nga të gjithë.

Era ka publikuar vazhdimisht fragmente nga kënga e saj në ‘Instagram’, ku përveç muzikës në sy ka rënë  edhe veshja dhe format perfekte të Erës. Në një video të publikuar së fundmi ku shihet teksa kërcen, vëmendjen e fansave e ka marrë komenti i këngëtarit të famshëm italian Gue Pequeno, i cili është mjaft i famshëm jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj.

Gue i ka lënë Erës disa emoji zja.rri duke treguar kështu se pamja e Erës në kripin ‘Nuk e di’ është mbresëlënëse dhe e ka lënë pa fjalë. Po ashtu Era nuk ka nguruar t'i kthej duke i'u përgjigjur me një emoji diamanti dhe dy duar që luten si shenjë falenderimi.