Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 23:11

'Mbërthehu moj se më plase', Enca i kthen përgjigjen epike fansit

Enca ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik, por këtë herë është shfaqur ndryshe dhe jo me veshje ekstravagante. Këngëtarja ka pozuar e veshur me kostum sportiv dhe sërish ka tërhequr vëmendjen.

Në një prej fotove të publikuara ka rënë në sy komenti i një fansi të cilit Enca edhe i ka kthyer përgjigje.

"Mbërthehu moj se na plase", i komenton fansi.

"Ç'kuptim ka pastaj", ja kthen Enca.

Kujtojmë që këngëtarja do të publikojë së shpejti një këngë të re që po pritet me padurim nga fansat.