Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 21:09

Ermal Meta i thotë Lamtumirë muzikës

Kantautori me origjinë shqiptare, i famshëm në Itali, shtet të cilin e përfaqësoi vitin e kaluar në Eurovision, Ermal Meta do të shkëputet nga muzika.

Më datë 20 prill që ishte edhe ditëlindja e tij, Ermali mbajti koncertin përmbyllës të turit të tij dhe vendosi të thotë lamtumirë. 

Këngëtari do të bëjë një pushim 2 vjeçar pas suksesit të madh që ka arritur këto vite. 

Ermal Meta u ngjit tre vite më parë në skenën e Sanremos. Një vit më vonë fitoi vendin e parë të këtij festivali me këngën “Non mi avette fatto niente”, në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.