Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 20:08

'Burri më i mirë nga të gjithë', mesazhi i Bleonës për kryeministrin Haradinaj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona dhe kryeministri Haradinaj ishin të ftuar dje në "Piter Pan". Nga takimi me kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, u zbulua se Bleona dhe Anita kanë qenë mikesha.

"Kur takon shoqen e shkollës", shkruante Anita krah fotos me Bleonën.

Sot edhe Bleona ka postuar foto me çiftin me një mesazh shumë interesant për kryeministrin dhe Anitën.

"Ajo është mikja ime më e mire nga shkolla (Akademia e Arteve) dhe ai është burri më i mirë nga të gjithë, një forcë që duhet marrë parasysh", shkruan Bleona.