Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 17:05

Dhurata me Soolking apo Era me Norën? Ja cila këngë theu rekord

Pak ditë më parë Era dhe Nora publikuan videoklipin e tyre të shumëpritur me titull "Nuk e di", këngë e cila u pëlqye shumë. Po në të njëjtën ditë publikuan bashkëpunimin e tyre edhe Dhurata Dora me reperin algjerian Soolking.

"Nuk e di" dhe "Zemër" brenda pak orëve arritën miliona shikime në Youtube, por cila prej tyre pati më shumë sukses?

Pas 4 ditëve nga publikimi, "Zemër" ka thyer rekord me 15 milion shikime në Youtube dhe është nr.1 në top chart në Algjeri.

Ndërsa "Nuk e di", pavarësisht se është publikuar nga kanali i Ultra Music, deri tani ka arritur vetëm 2 milion. Megjithatë duke parë që publiku e ka pritur shumë mirë këtë këngë, pritet që miliona shikime të rriten në ditët në vazhdim.