Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 16:04

4 muaj pas ndarjes, Roza Lati prezanton të dashurin e ri

Një muaj më parë, moderatorja e njohur e emisionit "Why Not", Roza Lati, deklaroi gjatë një interviste se që prej Vitit të Ri ishte single.

Ajo i kishte dhënë fund marrëdhënies me djaloshin me prejardhje nga Mirdita, i cili u përfol shumë në media.

Pak më parë, Roza ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të një mashkulli të cilin e quan "burrin e ardhshëm". 

"Përshëndetje burri im i ardhshëm, si ke qenë, mirë? 

-Mirë me mirë, ja e shtyjmë. Ti mirë?

Mirë me, ja... bereqavës! Ej mos harro, të dua. Ja kështu me 3 doberman. Faleminderit. Puç. Hajde më merr në darkë, dalim pimë një gotë."- shkruan Roza krahas postimit, duke improvizuar bisedën me mashkullin në foto, i cili ka pozuar me 3 dobermanë.