Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 15:03

Nënë për herë të tretë, Jorida Tabaku zbulon gjininë e fëmijës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të tretë. 

Në vitin 2017, ish-deputetja solli në jetë dy vajza binjake që i pagëzoi me emrat Arba dhe Iris, ndërsa së fundmi ka folur publikisht për pritjen e ëmbël dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Jorida ishte e ftuar në "News24" dhe ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet nënë e një vogëlushi.