Reperi i njohur Fero ndonëse në moshë të vogël ka korrur një sukses të madh dhe është kthyer në një ndër reperët më të komentuar në vend. Siç dihet ai ka pasur shumë përplasje me reperat e tjerë dhe të shumtë janë ata që i kanë bërë diss.

Mirëpo i ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “72 Sen” me Meriton Mjekiqin ai ka thënë se është i vetmi reper në Kosovë që fansat i këndojnë këngët e tij në koncerte. Fero ka nxjerr një video të tij në koncert duke thënë: “Prishtina është e imja, për kë këndojnë kështu në Prishtinë?”, mirëpo Meritoni e ka ndërprerë duke i thënë se edhe për Ledrin këndojnë.

“Veç një sekondë, edhe për Sabri Fejzullahun këndojnë vëlla”, ka thënë Fero me ironi duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke lënë të kuptohet se fansat e duan më shumë atë se sa Ledrin. Kujtojmë që dikur Fero i ftuar në 'Shiko kush luan' kishte shprehur dëshirën për një bashkëpunim mes tij dhe Ledrit
View this post on Instagram






