Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 13:01

Nisin përgatitjet, ja ç’bëhet në shtëpinë e Almedës pak para lindjes së djalit

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe siç duket mezi po pret që të mbaj në krahë bebushin e saj. Ajo dhe aktori turk Tolgahan SayıÅ?man janë në pritje të një djali të cilit i kanë gjetur edhe emër.

Almeda ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka ndarë me fansat çdo detaj rreth shtatzënisë së saj.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto me barku i rrumbullakosur ku i ka thënë të gjithëve se po numëron orët që të mbaj djalin në krahë. Ndërkohë që pak më parë ka ndarë me fansat një video ku babai i saj shihet të ndërtojë një nga mobiliet e dhomës së bebit duke treguar kështu se përgatitjet tashmë kanë filluar.