Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 13:01

Është djalë: Deputetja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Një muaj më parë, 27-vjeçarja nga Lezha, Elda Hoti, mori mandatin e Viktor Tushajt, duke u bërë deputetja më e re e LSI-së.

Ditën e sotme, një tjetër lajm i mirë vjen nga deputetja, e cila është bërë nënë për herë të dytë.

Në fotot e publikuara në rrjete sociale, Elda ka njoftuar se është bërë me djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Davis. 

Ajo është gjithashtu nënë e vogëlushes Ama, të cilën e publikon shpesh në rrjete sociale.