Me siguri ju kujtohet gazetarja e emisionit "Njerëz të humbur", Aida Shtino, e cila ndihmonte shqiptarët të gjenin njërëzit e tyre nëpër botë.

Pas mbylljes së emisionit, Aida u largua nga ekrani, ndërsa ditën e sotme është shfaqur për herë të parë si pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, duke u përfshirë kështu në botën e politikës.

Shtino ishte sot e pranishme në momentin kur aleatët e Lulzim Bashës firmosën për koalicionin opozitar dhe me siguri tashmë gazetaren do ta shohim më shpesh në ekran.








