Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 11:11

Dueti më i ëmbël: Video ku Ermali dhe vajza e tij këndojnë bashkë s’duhet humbur

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, siç dihet është baba i tre fëmijëve dhe shumë shpejt pritet që bashkëshortja e tij Arjana të sjell në jetë fëmijën e katërt. Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe nuk mungojnë videot dhe fotot me fëmijët e tyre.

Ditën e sotme, këngëtari i njohur ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Instagram’ ku shihet duke kënduar një duet me vajzën e tij të vogël Era. Në video babë e bijë janë duke kënduar hitin e momentit ‘Zemër’ të Dhurata Dorës dhe reperit algjerian Soolking.

“Zemër” me zemrën tem”, ka shkruar Ermali pranë videos ku mesa duket vogëlushja Era e ka pasion muzikën si babai dhe gjyshi i saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on