Nga Shqipëria / E Martë 23 Prill 2019, 10:10

'Pendohem kur e mendoj', Fjoralba Ponari flet për herë të parë për lidhjen

Moderatorja e emisionit "E diell", Fjoralba Ponari, është kthyer në një ndër femrat më të njohura e të dashura për publikun, e cila është munduar që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të mediave.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë në Instastory me pyetjet kurioze të ndjekësve të saj, teksa njëri prej tyre i kërkon të flasë për një dashuri për të cilën është penduar.

"Pendohem kur mendoj vuajtjen që kam kaluar, por jo eksperiencën sepse më ka rritur si njeri."- shkruan Fjoralba në postim për lidhjen e saj të vjetër, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private.