Katër javë më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, i dha fund beqarisë pas 10 vitesh lidhje me partnerin, Lulzim Ibrahimi. Dasma e saj mori një vëmendje të madhe në media dhe çdo detaj u komentua gjatë nga të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Gresa së bashku me nënën e saj, këngëtaren Shkurte Fejza ishin të ftuara në emisionin ‘N’drrimi Natës’ ku kanë zbuluar më shumë të pathëna nga dasma, por edhe nga familja e tyre.

Shkurte Fejza është pyetur për dhëndrin e saj dhe përshtypjen që mori herën e parë kur Gresa ja prezantoi.

“Dukej i mirë si djalë por ne ishim skeptikë. Kisha frikë ma mashtronte vajzën”,ka thënë këngëtarja gjatë intervistës.







