Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 22:10

Bleona bën thirrje: Dua të bëhem mama që sonte

E ftuar mbrëmjen e sotme në "Piter Pan" ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe që na ka bërë krenarë të gjithëve me suksesin në Amerikë, aty ku këngët e saj kthehen në hite, Bleona Qereti.

Gjatë intervistës përballë vogëlushëve, Bleona foli edhe për jetën private dhe u shpreh se dëshiron të bëhet nënë.

"Nëse do kem një vajzë si ty dua të bëhem mama që sonte", i tha Bleona vogëlushes që i drejtoi pyetjen.

"Dua tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë", u shpreh Bleona.