Ndër vite në ekranet shqiptare janë transmetuar shumë telenovela të njohur meksikane, braziliane dhe portugeze të cilat kanë fiksuar publikun shqiptar përpara ekranit të madh. Shumë prej personazheve të këtyre serialeve kujtohen edhe mbahen mend edhe sot nga publiku që gjithmonë është kurioz të mësojë për jetën e tyre përtej ekranit. Sot ne të ‘Xing.al’ kemi vendosur që të rikujtojmë 15 telenovelat e huaja që mbetën të ngulitura në kujtesën e publikut.

1. Gruaja e Judës
Telenovela e famshme ‘Gruaja e Judës’ dikur fiksoi të gjithë publikun shqiptar pas historisë së Altagracias. Protagonistja kryesore Altagracia u luajt nga aktorja e njohur Astrid Carolina Herrera e cila i shokoi të gjithë teksa në fund të serialit u shpall fajtore./Xing.al.
2.Fytyrë engjëlli
‘Fytyra e Engjëllit” quhet seriali spanjoll i cili rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve me fytyrën e engjëllit Dulce Maria, shkruan Xing.al. Vajza çamarroke që i ngatërronte të gjithë dhe bënte sherre komentohet dhe mbahet mend edhe sot.
3. Kloni
Kloni ishte një ndër telenovelat më të shikuara nga shqiptarët vite më parë. Ky serial ishte një prodhim brazilian që fliste për historinë e një vajze të re të quajtur Zhade e cila detyrohet të largohet në vendin e saj të lindjes Maroko, shkruan Xing.al. Në këtë moment filluan dhe të gjitha aventurat dhe vështirësitë për Zhaden rolin e të cilës e luante aktorja Giovanna Antonelli.
4.Rubi
Telenovela 'Rubi' gjithashtu ka qenë një ndër të preferuarat e cila mbahet mend edhe sot dhe kënga e saj ‘La Descarada’ dëgjohet ende. Historia e kësaj telenovele meksikane kishte të bënte me një vajzë të varfër, Rubin, e cila ishte tepër ambicioze dhe i pëlqente jeta e shtrenjtë, shkruan Xing.al. Ajo tradhëtoi, mashtroi dhe braktisi shumë njerëz që të arrinte qëllimet e saj që një ditë të bëhej shumë e pasur./Xing.al.
5.Për ty
Telenovela ‘Për ty’ mori një vëmendje të madhe vite më parë në vendin tonë. Kjo telenovelë fliste për historinë e dashurisë mes Antonjos dhe Marias, role këto që u luajtën nga aktorët Leonardo Garcia dhe Ana de la Reguera, shkruan Xing.al. Maria ishte një grua e re e bukur dhetrime që punonte në fermën ‘La Rosaleda’ të familjes Cortes. Jeta e saj ishte e qetë derisa ajo u takua me dashurinë e jetës, Antonion me të cilin kaloi shumë peripeci./Xing.al.
6.Floricienta
Floricienta vajza gazmore me kaçurrelat e gjata dhe veshjet plot ngjyra u kthye shpejt në një ndër telenovelat më të pëlqyera nga publiku, shkruan Xing.al. Ajo shkoi të punonte si dado në familjen e pasur Fritzenwalden ku dhe bie në dashuri me pronarin e shtëpisë Federikon cili ishte i fejuar me Dafinën që luante personazhin e keq./Xing.al.
7. Analia
'Analia' ishte një telenovelë spanjolle e cila kishte në qendër të saj dy protagoniste, Analian që interpretohej nga Elizabeth Gutierrez dhe Mariana e cila luhej nga aktorja Gaby Espino, shkruan Xing.al. Gjatë një aksi.de.nti me makinë, Mariana humbet fy.ty.rë.n dhe një doktor duke u bazuar në një fotografi të gjetur në makinën e saj e transformon atë si Analia. Në këtë moment fillon gjithë peripecitë për aktoren kryesore e cila pa kujtesë, ritakohet me bashkëshortin e saj që e tradhëtoi me kushërirën./Xing.al.
8.Rebelde
Seriali shumë i famshëm i adoleshentëve ‘Rebelde’ ka qenë ndër më të ndjekurit dikur në Vizion Plus, shkruan Xing.al. Telenovela e njohur kishte në qendër disa adoleshentë të cilët studionin në një ndër shkollat më të njohura në vend. Mia, Roberta, Lupita, Diego, Migel krijuan një bandë muzikore, këngët e të cilëve u bënë shumë të njohura dhe dëgjohen dhe sot./Xing.al.
9. ‘Dashuri dhe Tekila’.
‘Dashuri dhe Tekila’ ishte një nga telenovelat meksikane më të ndjekura vite më parë në vendin tonë. Të gjithë e njihnin ndryshe si Gaviota për shkak të emrit të protagonistes, shkruan Xing.al. Telenovela fliste për një femër të fortë dhe të zgjuar e cila duhet të mposhte ndjenjat e dashurisë, mirëpo ra në dashuri me Rodrigon me të cilin kaluan shumë sfida për të mbrojtur dashurinë e tyre./Xing.al.
10.Teresa
'Teresa' ishte një version i ri i telenovelës së njohur ‘Rubi’ që u transmetua pak vite më parë në ekranin e Vizion Plus, shkruan Xing.al. Ashtu si historia e Rubit edhe ky serial fliste për një grua ambicioze që bëri gjithçka për të arritur qëllimet e saj. Roli Terezas në këtë serial luhej nga aktorja e famshme Angelique Boyer./Xing.al.
11. Kujdes nga Engjëlli
‘Kujdes nga Engjëlli’ njihej ndryshe dhe si Mariçui, tërhoqi shpejt vëmendjen e publikut dhe u kthye në një ndër telenovelat më të komentuara dhe të ndjekura në ekranet shqiptare, shkruan Xing.al. Historia fliste për një vajzë jet.ime, Mariçuin e cila bie në dashuri me Huan Migel që luhej nga aktori i famshëm William Levy./Xing.al.
12. Triumfi i dashurisë
Aktori William Levy dhe Maite Perroni u kthyen në një ndër çiftet e preferuara të telenovelave dhe u ribashkuan në serialin e njohur ‘Triumfi i dashurisë’, ku Maria Desamparada një vajzë e cila kishte hum.bur nënën që në moshë të vogël shkon të punojë si modele në kompaninë e nënës së saj Victoria, mirëpo ajo e keqtrajtonduke mos e ditur që ajo është e bija, shkruan Xing.al. Aty ajo njihet me Maksin që ishte i djali i adoptuar i Victorias./Xing.al.
13. Zemër e egër
Telenovela ‘Zemër e egër’ tërhoqi vëmendjen me historinë e mbushur plot pasion, intriga dhedashuri. Seriali fliste për dy motrat binjake, Regina and Aimée, Regina ishte e mirë ndërsa Aimee një vajzë ambicioze që donte gjithçka për vete, shkruan Xing.al. Dy motrat bien në dashuri me të njëjtin mashkull, Juan, i cili ishte rikthyer për t'u hakmarrë ndaj babait të vajzave./Xing.al.
14. Magji dashurie/ Sotrilegio
Ishte një telenovelë e njohur e para disa viteve që u transmetua në ekranin e ‘Vizion Plus’ dhe mbajti mbërthyer përpara ekranit shumë shikues. 'Magji dashurie' fliste për një biznesmen milioner të quajtur Alehandro dhe Maria Hosen dashuria e të cilëve vihet në provë pas lakmisë për pasuri të Brunos./Xing.al.
15. Pasion i rrëmbyer
Telenovela e njohur spanjolle protagonistë të së cilës ishin çifti i njohur i showbizit Angueliqua Boyer dhe Sebastián Rulli po ashtu pati një shikueshmëri të lartë, shkruan Xing.al. Historia fliste për Monseratin dhe Alehandron të cilët martohen pa dëshirë, mirëpo shumë shpejt ata dashurohen me njëri-tjetrin dhe përballen me shumë të papritura./Xing.al.



