Pak ditë më parë Era dhe Nora Istrefi publikuan më në fund videoklipin e tyre të shumëpritur të cilin e kishin lajmëruar prej disa muajsh. "Nuk e di" mbante titullin kënga që u pëlqye shumë nga publiku dhe ka arritur miliona shikime në Youtube.

Pjesë e videoklipit ishte dhe një mace të cilën Nora duket se nuk e ka pasur shumë përzemër. Këngëtarja ka postuar një foto nga xhirimet e videoklipit ku shihet e frikësuarnga macja e cila i është afruar.

"Oh mami a po hiqni këtë mace", shkruan Nora.









