Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 20:08

Pas 2 vitesh bashkë, Alfio dhe Fatma i japin fund beqarisë

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë kthyer në çiftin më të komentuar që prej ditës kur shefi i kuzhinës deklaroi se ata ishin të lidhur, lidhje të cilën e kishin mbajtur të fshehtë prej 2 vitesh.

Fatma dhe Alfio jetojnë bashkë dhe duken shumë të dashuruar, aq sa kanë menduar edhe martesën.

E ftuar në "Thumb", Fatma u shpreh se ajo dhe Alfio kanë biseduuar për martesën dhe mezi e presin.

"Kur jemi mirë me njëri-tjetrin flasim për martesën. Deri tani kemi folur secili për festën e beqarisë së vetë. Nuk është se kemi bërë plan por është diçka që mezi e presim. Dua të vishem me fustanin e bardhë", u shpreh Fatma.