Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 19:07

Albert Dumani zbulon datën, ja kur mbaron seriali indian Bixhoz me dashurinë

Seriali indian "Bixhoz me dashurinë" transmetohet prej më shumë se një viti në TV Klan dhe ka pasur shumë shikueshmëri. Historia e tre vëllezërve Oberoi i ka mbajtur mbërthyer para ekranit teleshikuesit në pritje të zhvillimit të ngjarjeve.

Në këtë serial luajnë aktorë të njohur indian si Nakuul Mehta në rolin e Shivait apo Surbhi Chandna në rolin e Anikës.

Mirëpo i ftuar sot tek "Rudina", drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani zbuloi se ky serial do të përfundojë në fund të këtij sezoni, pra në korrik.

Dumani zbuloi se së shpejti do të nisin transmetimin seriale të tjerë me shikueshmëri të lartë.