Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në "Eurovision" vitin e kaluar, është kthyer në një ndër emrat më të njohur të momentit.

Këngët e saj po kthehen në hite dhe ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, mirëpo me siguri të gjithë jeni kuriozë të dini si dukej Eleni para se të bëhej kaq e njohur.

Vetë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto nga fëmijëria, ku shfaqet me flokët e prerë shkurt dhe me baluke.

Teksa ka uruar të vëllain për ditëlindje me një foto kur ishin në moshë fare të vogël, Eleni ka shuar edhe kuriozitetin se si dukej ajo shumë vite para se të bëhej një këngëtare e famshme.







