Disa ditë më parë, në pallatin mbretëror "Kensington" nisën problemet pasi një revistë e famshme publikoi lajmin se princi William e kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij, Kate, me fqinjën Rose Hanbury.

U tha se megjithëse William i kishte mohuar këto lajme, mes tij dhe Kate kishin nisur problemet, ndërsa së fundmi mësohet se edhe princi Harry është distancuar nga vëllai i tij për shkak të këtyre lajmeve.

U tha se William e kishte tradhëtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, ndërkohë që problemet serioze në pallat kanë nisur pas publikimit të fotove që konfirmojnë tradhëtinë e William.

Në pamjet e publikuara, princi shfaqet shumë pranë Hanbury-t, teksa i ka vendosur dorën në bel, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.






