Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në rubrikën "BE Caffee" në 'E diela shqiptare' ku së bashku me Besin kanë treguar shumë të pathëna nga jeta e tyre. Teksa Xhensila hyri në studio dy aktorët e njohur, Olsi dhe Erioni, e pyetën Besin se përse vonoi kaq shumë që ta sillte në emision.

“E dini ju sa më kushton mua një e ardhme e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varsja, manikyri, pedikyri. 1500 euro shpenzime”, duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.

Xhensila ka publikuar së fundmi disa pamje të shkëputura nga intervista, mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti moderatorit të emisionit të njohur ‘Xing me Ermalin’, Ermal Mamaqi.

“Aman shyqyr që dole. Mezi po e prisnim ne të Xing-ut… besoj e morëm vizën tani”, ka shkruar me humor Ermali, ndërkohë që Xhensila i është përgjigjur me disa emoji duke nënkuptuar që shumë shpejt mund ta shohim në 'Xing me Ermalin'.






