Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 12:12

Maluma i jep fund beqarisë, martohet me këngëtaren 35 vite më të madhe

Maluma është padyshim një ndër këngëtarët më të njohur të momentit dhe një ndër meshkujt më të preferuar nga femrat, i cili së fundmi ka sjellë bashkëpunimin më të ri me Madonnën.

Në videoklipin e këngës "Medellin", Maluma shfaqet i veshur si dhëndër, teksa i jep fund beqarisë me këngëtaren 35 vite më të madhe se ai, 60-vjeçaren Madonna.

Çifti shfaqet duke vallëzuar teksa Madona është e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë dhe kapele mbi kokë, ndërkohë që përqafon Malumën dhe fotoja e tyre po bën xhiron e rrjetit.