Këngëtarja e njohur Tuna pak kohë më parë publikoi albumin e saj të ri të titulluar "Fortuna" që rezultoi mjaft i suksesshëm dhe u prit shumë mirë nga fansat. Pas një pune të gjatë dhe pas koncertit të shumëpërfolur më në fund Tuna mund të shpenzojë pak kohë me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Pak orë më parë, Patrisi ka publikuar një foto në profilin e tij ku shihet përkrahë këngëtares dhe djalit 2 vjeçar, Tian. Të veshur sportiv dhe shumë të lumtur, treshja e famshme ka vendosur që këtë të hënë ta nisi me aktivitete sportive.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në foton e çiftit është se vëllai i Patrisit, Robert Berisha e ka pëlqyer këtë foto. Siç dihet ai dhe Tuna nuk kanë marrëdhënie fare të mira dhe sherri mes tyre ka marr një vëmendje të madhe në media.






