Enca Haxhia është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, e cila numëron plot 2 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Jo vetëm postimet e saj pikante tërheqin vëmendjen e ndjekësve, por edhe komentet e shumta që lë në profilet e personave të njohur, siç ka bërë edhe së fundmi në një foto të reperes Cardi B.

Enca i ka lënë asaj një koment tipik shqiptar, i cili me siguri i ka rënë në sy të gjithëve.
"Ju rujt Zoti", shkruan Enca në portretin familjar të reperes, shprehje që përdoret shumë në vendin tonë.

"Ju rujt Zoti edhe ju që po e shihni këtë."- shkruan Enca me humor në postimin ku tregon komentin e saj.





