Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 10:10

Video epike: Arilena Ara tregon ç'ndodh në prapaskenën e 'The Voice Kids'

Spektakli i njohur "The Voice Kids" përfundoi me fitoren e vogëlushes nga Korça, Alteas, e cila ishte pjesë e skuadrës së Gjokajve.

Pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja Arilena Ara, e cila ishte pjesë e jurisë, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video epike nga prapaskenat e "The Voice".

Ajo publikoi një moment mes saj dhe Miriam Canit, të cilën e ngre në krahë dhe e përqafon, teksa të dyja qeshin dhe thërrasin duke u bashkuar edhe me fëmijët konkurrentë. 

Ndërkohë në korridor kalon Aleksandër Gjoka, i cili bën një mimikë epike teksa shikon vajzat dhe vazhdon të ecë drejt duke u larguar prej aty.

"Eksperienca ime në "The Voice Kids 3" në një video. Energji, të qeshura dhe dashuri! P.s Portreti i Sandrit është epik. Ju dua”.- shkruan Arilena krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on