Çifti i njohur i showbizit Elita Rudi dhe Gjiko disa muaj më parë u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri. Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht kanë publikuar foto dhe video të Zërit, i cili që tani ka krijuar fansat e tij.

Mirëpo, duke qenë se prej muajsh Gjiko ka qenë i zënë me koncerte së fundmi ka vendosur që së bashkë me bashkëshorten dhe djalin dhe prindërit e tyre të largohen për pushime. Ka qenë Elita ajo që ka publikuar disa foto dhe video nga pushimet.

Ata kanë zgjedhur që festën e Pashkëve ta festojnë familjarisht në një vend bregdetar. Nga postimet që Elita dhe reperi kanë postuar shihet se shfaqen mjaft të lumtur duke shijuar vendin relaksues dhe djalin e tyre.








