Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 09:09

Meghan dhe Harry zhvendosen për të jetuar në shtetin që s'jua priste mendja

Çifti mbretëror, Meghan Markle dhe Princ Harry, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Dukesha pritet të sjellë në jetë fëmijën në fund të këtij muaji ose në fillim të majit.

Mirëpo, pak para se të bëhen prindër, "Dailymail" ka zbuluar se ekziston një mundësi që Meghan dhe Harry të zhvendosen për të jetuar në shtetin që askujt s'i kishte shkuar në mendje.

Për shkak të projekteve për punë vullnetare dhe promovimin e Anglisë, thuhet se çifti mbretëror do të zhvendoset në Afrikë për 3 vitet e ardhshme. Megjithatë, ky lajm mbetet ende për t'u konfirmuar nga familja mbretërore.