Nga Shqipëria / E Diel 21 Prill 2019, 20:08

Nuk e kishit dëgjuar më parë: Si i thërret Besi me përkëdheli Ajkës

Vitin e kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Ajka, emër i cili u komentua shumë pasi ishte i padëgjuar më parë.

Xhensila ishte e ftuar sot në "BE Coffee", ku zbuloi shumë për familjen e tyre të vogël dhe të bukur.

Gjatë intervistës, Besi tregoi se ai e thërret Ajkën me përkëdheli "Rruze" (rruazë) dhe kështu i thërret edhe Xhensilës.