Nga Shqipëria / E Diel 21 Prill 2019, 19:07

Linda Halimi tregon për herë të parë portretin e të bijës, kujt i ngjan Kaimana

Muajin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun e që na ka përfaqësuar në Eurovision, Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Linda solli në jetë një vajzë nga martesa me Davon Edwards.

Çifti e pagëzuan vajzën me emrin Kaimana dhe lajmin e bukur e dhanë vetë, mirëpo gjatë gjithë kësaj kohe e fshehën portretin e vogëlushes.

Sot Linda ka vendosur ta tregojë për herë të parë fytyrën ëngjëllore të Kaimanas duke postuar një foto të saj në Instagram duke i uruar fansave Pashkët.